Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: Gharatul-Ashritah (2/ 191)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e lejuar për një femër që t’i bëj pyetje me zë mësuesit, kur ajo qëndron në anën tjetër të perdes?
Përgjigje: Nëse ajo nuk e zbukuron zërin, nuk ka të keqe në këtë. Allahu thotë:
“Mos flisni përkëdhelshëm, e që t’ju dëshirojë ai – i cili në zemrën e tij ka sëmurje (qëllim të keq).” 33:32
Dhe Ai thotë:
“por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!” 33:32
Dhe Ai thotë:
”Kur të kërkoni prej grave të profetit diçka, kërkojeni prapa perdes! Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre.” (33:53)
Të gjithë duhet patur kujdes për veten e vet. Kjo pasiqë zëri provukues mund të ketë prapavijën e vet, andaj shumë leht mund të shkaktojë sprova. Pra, nëse ajo zbukuron zërin dhe njerëzit mund të provokohen më të, nuk është e lejuar.”