“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A është e lejuar që ti vrasim magjistarët?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Data e fetvas: 1/2-1432 ose 1/1-2011

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e lejuar që ti vrasim magjistarët duke u bazuar në atë se Hafsa e mbyti një magjistar?”

Përgjigje: “Nuk është e lejuar nëse kjo nuk kryhet sipas gjykimit të bazuar Sheriatik nga gjykatësi dhe që zbatohet nga pushtetari. Kjo nuk vlen për të gjithë ata që mund të vrasin dhe të thonë se ka një dënim të përshkruar. Pushtetari është ai i cili e aplikonë dënimin e përcaktuar. Kjo bëhet përgjatë një gjykimi të bazuar në Sheriat pasi të jetë konfirmuar se personi me të vërtetë meriton të ekzekutohet.

Hafsa e ekzekutoi skllavën e saj e cila i bëri magji asaj, kjo për shkak se është e lejuar për pronarin që të aplikoj dënimet mbi skllavët e tij. Pronari mund të aplikojë dënime mbi skllavin e tij.”

Shpërndaje: