Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat ul-Huda-uen nur (653)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: A është e lejuar për një grua që të vozis makinën?
Imam Albani: A është e lejuar për të që të ngas një gomar?
Pyetësi: Po, por a është e lejuar për gruan që të vozis makinën përderisa ajo është e vetmuar?
Imam Albani: A është e lejuar për të që të ngas një gomar nëse ajo është e vetmuar?
Pyetësi: Po, por nëse makinës i shpërthehet goma dhe vijnë të rinjtë…
Imam Albani: E nëse ajo bie nga gomari?
Të gjitha këto rreziqe që përmenden në lidhje me makinën, janë shumë më të mëdha nëse ajo është mbi gomar. Këto perspektiva janë shumë të cekëta dhe nuk ka bazë në sheriat. Kur një grua është mbi një gomar, apo mbi ndonjë kafshë tjetër, e sidomos në kohët e hershme…
A nuk e dinë ata se gratë në të kaluarën nuk vishnin Sirual?(1)
A nuk duket diçka nga kërciri i saj kur ajo nget gomarin? Kjo nuk mund të krahasohet me një grua të ulur në veturë të cilës i duket vetëm koka. Kjo është e çuditshme, të lejohet gruaja të ngas gomarin e të mos i lejohet të vozis makinën!”
1. (Sirual- është petk i cili është në cilësi të pantallonave sa i përket ndarjes ndërmjet këmbëve edhe pse janë të gjëra shumë dhe kanë gjirin e lëshuar poshtë sikur shallvaret e pleqve tanë).