Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Nurun ’aled-Derb 2/123
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e lejueshme për gratë që të falin namazin xhenazes apo jo?
Përgjigje: Po, në përgjithësi është obligim islam për çdo mysliman që të falë namazin e xhenazes, pavarësisht nëse është burrë apo grua. Një grua mund të marrë pjesë në namazin e xhenazes në xhami, ose e falë atë në shtëpi. Është transmetuar se kur vdiq Sad ibn Ebi Uekasi (radijAllahu anhu), Aishah dhe gratë e tjera ia falën namazin e xhenazes.