Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është e lejueshme shitja e qenve që përdoren për roje?

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, ( 13/36-37)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”A është e lejueshme shitja e qenve për roje, të racave të ndryshme?”

Përgjigje: ”Nuk lejohet për të shitur qentë dhe nuk lejohet përdorimi i parave që ju i keni fituar nga shitja e tyre. Nuk ka rëndësi nëse është qen roje, qen gjahu apo për qëllime tjera. Ebu Mes’ud Ukbe bin Amr (radija Allahu anhu) ka thënë:

“I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka ndaluar shitjen e qenve, të fituarit e parave me anë të prostitutave ose të fituarit e parave përmes fallit.”[Buhariu dhe Muslimi].”

Shpërndaje: