Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: “El-Lika esh-Shehri” (20)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Prej sunnetit është që kujdestari të kërkojë burrë adekuat dhe të përshtatshëm për femrën që e ka nën përgjegësi. Umer bin khatabi (radijAllahu anhu) e pyeti Uthman bin Afanin (radijAllahu anhu) nëse ai dëshironte të martohej me vajzën e tij Hafsën. Por ai nuk pranoi. Pastaj ai pyeti Ebu Bekrin, nëse ai donte të martohej me të, por edhe ai nuk pranoi. Pastaj profeti ﷺ kërkoi dorën e saj. Pasi që profeti ﷺ u martua me të, Ebu Bekri i tregoi Umerit se ai refuzoi vajzën e tij vetëm për shkak se kishte dëgjuar profetin ﷺ duke e përmendur Hafsën gjë e cila i kishte dhënë atij sinjal se i pëlqente ajo për martesë. Prandaj, Ebu Bekri nuk pranoi të martohej për shkak të respektit ndaj të dërguarit të Allahut ﷺ.
Pra, është e mirë që t’ia propozosh vajzën tënde atij që është i mirë në fe. Në asnjë mënyrë kjo nuk është mangësi, por një është cilësi e lavdëruar.