Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është e lejueshme të lexohet Kuran pa shami mbi kokë?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Kaseta As’ilat-un-Nisa

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e lejueshme për një grua që të lexoj Kuran pa shami (që i mbulon flokët)?”

Përgjigje: “Po, kjo është e lejuar. Leximi i Kuranit është një nga veprat më të mira. Sheriati nuk e ka bërë kusht apo obligim një gjë të tillë.

Kur Allahu i ka përshkruar robërit e Tij të drejtë dhe të devotshëm ka thënë:

ٱلَّذِينَ يَذْكُرُونَ ٱللَّهَ قِيَٰمًا وَقُعُودًا وَعَلَىٰ جُنُوبِهِمْ

“Ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ulur dhe shtrirë.” 1

Bazuar në këtë ajet është e lejuar për atë që është shtrirë të përmend Zotit e tij dhe përmendja më e mirë është Kurani, pasi që ai është fjala e Allahut të Lartësuar. Pra, kjo është e lejuar. Por është më mirë që përmendja e Allahut, të bëhet duke qenë i pastër dhe me respekt.

Ne nuk i detyrojmë njerëzit me këtë gjë, por ne vetëm ju shpjegojmë atyre se kjo është më me vlerë dhe më e mirë.”


1 Al-Imran 3:191

Shpërndaje: