Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi i pendimit

Shejkh Muhamed bin Umer Bazmul
Bughjat-ul-Mutatauui fi Salat-it-Tatauu, fq. 96-97
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Muslimani duhet t’i kushtojë rëndësi të madhe që t’ia ketë frikën Allahut, ta di se Allahu është mbikëqyrës mbi ne dhe t’i shmanget mëkateve, dhe nëse bjerë në mëkat, endohet shpejtë. I dërguari ﷺ ka përcaktuar që të falim namazin në lidhje me këtë pendim. Esma bin el-Hakam el-Fezari tregoi se e kishte dëgjuar Aliun duke thënë:

“Në qoftë se e dëgjoja një hadith nga profeti ﷺ, Allahu më bënte dobi me të aq sa Ai dëshironte që të kem dobi prej tij. Dhe në qoftë se ndonjë nga sahabët e tij ma tregonin një hadith, unë u kërkoja atyre që të betohen [në Allahun] që vërtet e kishin dëgjuar atë. Kur ata e bënin këtë, unë u besoja atyre. Ebu Bekri më tregoi, dhe Ebu Bekri e tha të vërtetën, se ai e kishte dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Nuk rob i cili mëkaton, pastaj merr abdes në mënyrën më të mirë, pastaj ngrihet dhe i fal dy rekate dhe pastaj i kërkon falje Allahut e që Allahu mos t’ia falë atij. Pastaj lexoi ajetin:

”Për ata që kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e kush i fal gjynahet përveç Allahut? – dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë.” Al-Imran, 3: 135 

Transmeton Tirmidhi (406), Ebu Daudi (1521), Ibn Maxheh (1395) dhe Ibn Hibani (2/389-390). Zinxhiri i transmetimit konsiderohet të jetë i Ibn Haxherit. Hadithi është autentik sipas alameh Ahmed Shakirit dhe sipas imam Albanit në ”Sahih Sunen et-Tirmidhi (1/128)”.

Shpërndaje: