Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është e mjaftueshme që burri të ketë mardhënie për ta kthyer gruan?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Lika’ati ma’a esh-Shejkhejn, pyetjet janë shtruar nga Abdullah et-Tejjar (1/73)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
 
Pyetje: “A është e mjaftueshme që burri të ketë mardhënie seksuale me gruan nga e cila është divorcuar (divorc-që mund ta kthej gruan përsëri) që të konsiderohet se ai e ka kthyer atë prap për grua?”
 
Përgjigje: “Nëse divorci është i këtij lloji dhe burri bën mardhënie seksuale me të, atëherë konsiderohet që ai e ka kthyer atë përsëri për grua. Megjithatë, është mirë që me mardhënien seksuale paraprakisht të ket për qëllim kthimin e saj për grua. Edhe pse nuk duhet harruar se është më mirë që të dëshmojë dikush se ai e ka kthyer gruan e tij përsëri. Përfundimi është se kur një person ka për qëllim ta kthej përsëri gruan e tij, mjafton të ketë bërë mardhënie seksuale me të.”

Shpërndaje: