Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/11790
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Nëse fëmija ushqehet me qumësht pluhuri derisa t’i mbush dy vjet, e pastaj i ndërpritet pirja e qumështit, a konsiderohet ky fëmijë sikurse fëmija i cili ka braktisur mëkimin nga gjiri i nënës? Çfarë është gjykimi mbi pastërtinë e urinës së tij?”
Përgjigje: “Pas dy vitesh, për fëmijën konsiderohet se i është ndërprerë qumështi i nënës, por nëse ka mëkuar pas moshës dy vjeçare, ky nuk konsiderohet mëkim.
Mirëpo, nëse fëmija gjatë moshës dyvjeçare mëkon nga ndonjë grua deri në pesë e më shumë herë, ai konsiderohet fëmija i saj i gjirit, po ashtu konsiderohet vëlla i fëmijëve të saj dhe fëmija i burrit të saj.
Rreth gjykimit për urinën e fëmijës së moshës dy vjeçare i cili ushqehet jo me qumështin e nënës, këtu ka dyshime. Më afër së vërtetës- dhe Allahu e di më së miri- është ai gjykim sikurse që është edhe për fëmijën i cili mëkohet me qumështin e nënës. Nuk mund të themi se ky ushqehet me ushqim tjetër, por themi se ushqehet me qumësht që zëvendëson qumështin e nënës së tij. Gjithashtu, më e përafërta në lidhje me petkun që preket nga urina e tij –dhe Allahu e di më së miri- është se mjafton që petku të spërkatet me ujë, siç është edhe gjykimi për urinën e fëmijës që nuk ha ushqim, por mëkohet nga qumështi i nënës së tij.
Kjo mendoj se është më e qarta dhe më e përafërta me të vërtetën. Allahu e di më së miri.”