Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu Fataua vol 2. fq.61
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e vërtetë se shumica e banorëve të zjarrit janë gratë dhe pse?
Përgjigje: Kjo është e saktë.
Abdullah ibn Umeri -radijAllahu anhu- rrëfeu se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“O ju gra, epni lëmoshë dhe shpeshtojeni kërkim-faljen, sepse (natën që jam ngritur në qiell) kam parë që ju jeni më të shumta ndër banorët e zjarrit.”
Njëra nga gratë fisnike e pyeti: “Përse, o i dërguari i Allahut?”
Profeti ﷺ u tha: “Ngaqë mallkoni shpesh dhe e përbuzni mirësinë e bashkëshortit.”
Transmeton Bukhari (304) dhe Muslimi (241).
Profeti ﷺ sqaroi arsyet pse gratë do të jenë shumica e banorëve të zjarrit: sepse ato mallkojnë shpesh, fyejnë dhe tregohen mosmirënjohëse ndaj burrave të tyre. Për shkak të këtyre cilësive, ato u bënë shumica e banorëve të zjarrit.
Hadithi plotë: Abdullah ibn Umeri -radijAllahu anhu- rrëfeu se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“O ju gra, epni lëmoshë dhe shpeshtojeni kërkim-faljen, sepse (natën që jam ngritur në qiell) kam parë që ju jeni më të shumta ndër banorët e zjarrit.”
Njëra nga gratë fisnike e pyeti: “Përse, o i dërguari i Allahut?”
Profeti ﷺ u tha: “Ngaqë mallkoni shpesh dhe e përbuzni mirësinë e bashkëshortit. Nuk kam parë të mangëta në mendje dhe fe, e që ia turbullojnë mendjen një burri të urtë, sikurse ju.”
Ato pyetën: “O i dërguari i Allahut, çfarë mangësie kemi në mendjen dhe fenë tonë?”
Ai ﷺ tha: “Mangësia në mendje është fakti se dëshmia e dy grave barazohet me dëshminë e një burri, gjë që është mangësi në mendje. Pastaj ajo qëndron ditë dhe net të tëra pa u falur dhe e lë agjërimin në Ramazan (në periudhën e ciklit), kjo është mangësia në fe.”
Transmeton Bukhari dhe Muslimi (241).
Ibn Abbasi -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:
“E pashë xhehenemin dhe pashë re se shumica e banorëve të tij janë gratë që mohojnë.”
I thanë: “A e mohojnë Allahun?”
Ai ﷺ tha: “Mohojnë mirësjelljen dhe mirësinë. Edhe nëse vazhdimisht je i mirë me të, po qe se vëren diçka jo të mirë te ti, thotë: Kurrë nuk kam parë asnjë të mirë prej teje!”
Transmeton Bukhari (29).
Xhabir ibn Abdullahu -radijAllahu anhu- rrëfeu: “Kam marrë pjesë në faljen e Bajramit me të dërguarin e Allahut ﷺ. Ai filloi me namaz para hytbes, pa thirrur ezanin dhe ikametin. Më pas u ngrit duke u mbështetur në Bilalin, i urdhëroi që ta kenë frikë Allahun dhe i motivoi që t’i binden Atij. Po ashtu i këshilloi dhe i rikujtoi ata. Pastaj shkoi derisa te gratë, të cilat po ashtu i këshilloi e i rikujtoi, duke thënë: “O ju gra, jepni sadaka sepse shumica juaj do të jenë lëndë djegëse e xhehenemit.”
Një grua nga mesi i tyre e cila i kishte faqet e zeza u ngrit dhe tha: “Përse, o i dërguari i Allahut?”
Ai ﷺ tha: “Sepse ju e teproni me ankesa dhe i mohoni të mirat e burrit.”
Ato filluan të jepnin sadaka nga stolitë që i kishin prej vathëve e unazave dhe i hidhnin në rrobën e Bilalit.”
Transmeton Bukhari (948), Muslimi (885) dhe të tjerët.