“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

A është ezani dhe ikameti praktikë edhe për gratë?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Tuhfat-ul-Ikhuan, fq. 50

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është praktikë për gratë që të thërrasin ezanin dhe ikametin, pavarësisht nëse ato janë në shtëpi dhe falen vetëm apo janë në udhëtim vetëm ose në grup?

Përgjigje: Nuk duhet të jetë praktikë e grave thirrja e ezanit dhe ikametit, pavarësisht nëse ato janë në vendin e banimit apo në udhëtim. Ezani dhe ikameti janë vetëm për burrat. Kjo është ajo që sugjerojnë hadithet autentike nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem).

Shpërndaje: