Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Fataua Xhudah (20 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A është hadithi në lidhje me Xhesasen autentik dhe a i kundërshton hadithet e tjera?
Përgjigje: “Hadithi në lidhje Xhesasen është autentik. Nuk i kundërshton fare hadithet autentike. Ai vetëm se detajon çështje që do të ndodhin dhe të cilat nuk janë përmendur në hadithet e tjera autentike. Disa prej tyre kanë ndodhur, të cilën e ka transmetuar Temim ed-Dari (radijAllahu anhu). Sot njerëzit duan të aplikojnë hadithin në lidhje me çështjet e fshehura sipas logjikës të tyre të vogël, e cila nuk ka të bëjë asgjë me besimin. Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:
الم ذَلِكَ الْكِتَابُ لاَ رَيْبَ فِيهِ هُدًى لِّلْمُتَّقِينَ الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِالْغَيْبِ
“Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej Allahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.” 1
Kur një hadith nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) i arrin një muslimani, ai obligohet me dy gjëra, pavarësisht nëse hadithi është rreth akides, dispozitave, shenjave para Ditës së Gjykimit, apo diçka lidhur me gajbin:
1 – Ai duhet të pyes dijetarët e hadithit nëse hadith është autentik apo jo. Nëse ata thonë se është autentik ai obligohet me një gjë tjetër.
2 – Ai duhet të dorëzojë logjikën e tij, mendimin dhe besimin e tij në mënyrë që ai ti besoj hadithit. Sepse kjo i takon çështjeve të fshehura. Ne e dimë sot se cilësia e parë e besimtarit të vërtetë është ajo që Allahu (Azze ue Xhel) e përmend në kapitullin el-Bekare:
الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِالْغَيْبِ
“… Të cilët e besojnë të fshehtën…”
Është shumë e rëndësishme për të besuar në gajbin. Allahu i sprovon robërit e Tij me hadith të ngjashme autentike.
Hadithi lidhur me Xhesasen është padyshim autentik për dy arsye:
1 – Imam Muslimi e transmetoi atë në “es-Sahihun” e tij.
2 – Ne nuk kemi gjetur asgjë negative në zinxhirin e tij të transmetimit.
Prandaj nuk është e lejueshme për një musliman që të filozofojë në lidhje me të, të thotë se është i paarsyeshëm dhe të ngjashme. Kështu nuk flet një person i cili vërtetë beson në të fshehurën.
Pyetje: “Disa thonë se ka hadithe që e kundërshtojnë atë sikurse fjalët e profetit (salAllahu alejhi ue selem):
“Pas njëqind viteve asnjë nga shpirtrat e gjallë që jetojnë sot nuk do të jetojnë më.”
Përgjigje: “Ai që thotë kështu është injorant në lidhje me parimet e fikhut. Nuk ka asnjë tekst të përgjithshëm që nuk është specifikuar. Ky është një i tillë. Pra, nuk ka asnjë shpirt i gjallë përveç shpirtit që është përjashtuar. Ky parim për shembull aplikohet nga ata që thonë se Khidri është gjallë sot. Ndërsa atyre u themi që të konfirmojnë dëshminë para se të nxjerrin konkluzione. Konfirmo së pari se Khidri jeton në mënyrë që ne mund të themi se ai është një përjashtim. Fakti se nuk ka hadith autentik se Khidri jetoi në kohën e profetit (salAllahu alejhi ue selem) ne nuk jemi në nevojë që të themi se Khidri është një përjashtim në hadith:
“Pas njëqind viteve asnjë nga shpirtrat e gjallë që jetojnë sot nuk do të jetojnë më.”
Lidhur me hadithin autentik që përmend se Dhexalli është gjallë, dhe po ashtu Isai alejhi-selam i cili megjithatë, jeton në qiell, përgjigja është se hadithi i përgjithshëm është specifikuar nga hadithi specifikë. Përndryshe, injoranti dhe ata si ai do të bien në injorancë përsëri dhe përsëri kur ne e kundërshtojmë atë me ajetin fisnik:
حُرِّمَتْ عَلَيْكُمُ الْمَيْتَةُ وَالْدَّمُ وَلَحْمُ الْخِنْزِيرِ وَمَا أُهِلَّ لِغَيْرِ اللّهِ بِهِ وَالْمُنْخَنِقَةُ وَالْمَوْقُوذَةُ وَالْمُتَرَدِّيَةُ وَالنَّطِيحَةُ وَمَا أَكَلَ السَّبُعُ إِلاَّ مَا ذَكَّيْتُمْ وَمَا ذُبِحَ عَلَى النُّصُبِ
“U ndalohet juve ngrënia e bagëtive të ngordhura, gjaku, mishi i derrit dhe mishi i atyre kafshëve që janë therë kurban për të tjerë e jo për Allahun, ose që është bërë kurban për idhujt, ose mishi i atyre kafshëve mbi të cilat nuk është përmendur emri i Allahut kur janë therur, mishi i kafshëve të mbytura, ose që kanë ngordhur nga goditja, nga rrëzimi, nga çerrja me brirë dhe ajo që është kafshuar nga egërsira nëse nuk e therni dot para se të ngordhë, si dhe mishi i atyre që janë therur në Nusub (altarë guri ku theret kurban në emër të idhujve, xhindeve, melekëve, shenjtorëve e tjerë) dhe u është e ndaluar ta kërkoni me short fatin.” 2
A është e lejuar për të ngrënë peshqit e vetë ngordhur? Ata do të thonë se është e lejuar. Prandaj si po e kuptoni ajetin? Ata obligohen që të citojnë dijetarët se ajeti është i përgjithshëm dhe hadithi e specifikon atë. Atëherë, si të mos jetë e mundur që një hadith të specifikojë një tjetër? Kjo madje është edhe më e mundshme.
1 2:1-3
2 5:3