“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A është i lejuar fotografimi për hir të përkujtimit?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Mexhmu ul-Fatauah Ibn Baz

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është i lejuar fotografimi për hir të perkujtimit?

Përgjigje: Nuk është e lejuar për asnjë musliman, burrë apo grua, që të fotografojë qeniet që kanë shpirt për hir të përkujtimit, dhe fotot duhet të shkatërrohen. Eshtë transmetuar në hadithin autentik nga Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) se ai i ka thënë Aliut (radija Allahu anhu):
 
”Mos e lerë asnjë idhull pa e shkatërruar atë dhe as një varrë të ngritur pa e rrafshuar atë.” (Muslimi 969).
 
Eshtë transmetuar në hadithin autentik se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka ndaluar ruatjen e fotove në shtëpi.
  
Kur ai (sal Allahu alejhi ue selem) hyri në Kabe në ditën kur u pushtua Mekka, ai pa fotografitë në mur, kështu që ai kërkoi ujë dhe një leckë dhe i fëshiu ato.

Kur është fjala për fotografitë e krijesave të pa jetë, si malet, pemët dhe të tjera si këto, nuk ka asnjë problem.

Shpërndaje: