Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është i mundur xhihadi në Palestinë sot?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (957)

Data e fetvas: 29/11-1411 20/08-1990

Përktheu:  Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është xhihadi në Palestinë më i rëndësishëm se xhihadi në Afganistan? Apo në Arabinë Saudite të sotme?

Imam Albani: Xhihadi në Palestinë është më i rëndësishëm. Por a ke mundësi të shkosh në xhihad në Palestinë?

Pyetësi: Unë mendoj se kjo është e mundur ndonjëherë.

Imam Albani: Kur është e mundur kjo?

Pyetësi: Nëpërmjet ndihmave.

Imam Albani: Nuk është ky lloj i xhihadit për të cilin ne po flasim.

Pyetësi: Për shembull, operacionet ushtarake afër kufirit.

Një dëgjues: Ato individuale?

Imam Albani: A është ky xhihad? Ky është një revolucion dhe jo xhihad në Islam.

Shpërndaje: