Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/8184
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Disa njerëz mendojnë se i dërguari ﷺ është i pranishëm gjatë festimit të mevludit. Kjo është arsyeja pse ata ngrihen në këmbë gjatë mevludit. Kjo vepër është nga më të shpifurat, më të pavërtetat, është injoranca më e neveritshme. I dërguari ﷺ nuk do të dalë nga varri i tij deri në ditën e gjykimit ashtu siç nuk ndodh kjo gjë tek askush prej njerëzve. Ai assesi nuk prezanton në tubimin e tyre, ai mbetet në varrin e tij deri në ditën e gjykimit. Shpirti i tij është tek Zoti në shoqërimin më të lartë në Darul-Kerameh.
Allahu -te ala- në suren El-Muminun thotë:
“Mandej pas kësaj ju do të vdisni, pastaj ju me siguri që do të ringjalleni në ditën e kiametit.” El-Muminun, 23:15-16
Kurse profeti ﷺ ka thënë:
“Unë jam i pari që do të ngrihem nga varri, jam i pari që do të ndërmjetësoj dhe jam i pari të cilit do t’i pranohet ndërmjetësimi.”
Transmeton Ibn Maxheh (3496).
Ky ajet fisnik dhe ky hadith i ndershëm dhe të gjitha ajetet dhe hadithet dëshmojnë se profeti ﷺ dhe të gjithë të vdekurit do të dalin nga varret e tyre në ditën e gjykimit. Dijetarët muslimanë pajtohen unanimisht rreth kësaj çështjeje dhe nuk ka asnjë kundërshtim rreth kësaj. Andaj të gjithë muslimanët duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me këto çështje. Pos kësaj ata duhet të ruhen nga risitë dhe shpikjet në fe për të cilat Allahu nuk ka zbritur ndonjë dëshmi.