Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është i saktë namazi i atij që e braktis namazin me xhemat pa arsye, si p.sh. nga përtacia?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

www.perlatmuslimane.com

Pyetja: Një vëlla po pyet: Nëse një person falet në shtëpi nga përtacia dhe pa patur ndonjë justifikim, a është i saktë namazi i tij?

Përgjigje: Shejkhul-Islam Ibn Tejmijeh (Allahu e Mëshiroftë) ishte i mendimit se namazi i këtij personi është i pavlefshëm dhe nuk pranohet edhe në qoftë se falet njëmijë herë. Por e sakta është se namazi i tij është i saktë, porse ky person është gjynahqar dhe ai ngarkohet me gjynah. Ndërsa nëse ai insiston në këtë gjynah, atij do t’i hiqet cilësia e të qenurit i drejtë (që i zbaton urdhrat e Allahut dhe u largohet ndalesave që ka caktuar Allahu), që do të thotë se atij nuk i takon të jetë përgjegjës në ato gjëra në të cilat është kusht të qenurit i drejtë dhe njëkohësisht ai privohet nga një mirësi e madhe për të cilën ka thënë i dërguari i Allahut :

”Namazi me xhemat është njëzet e shtatë gradë më i mirë se namazi që falet vetëm.”

Shpërndaje: