“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

A është i saktë namazi i personit nëse imami nga harresa e falë një rekat shtesë?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/9565_0.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëse imami ka harruar gjatë namazit dhe ka falur një rekat shtesë ndërsa xhemati e kanë pasuar atë duke qenë të vetëdijshëm se ai ka shtuar një rekat, a është namazi i xhematit i vlefshëm apo duhet ta përsërisin atë?

Përgjigje: Nëse xhemati nuk e kanë ditur gjykimin e këtij veprimi edhe pse e dinin se imami ka shtuar një rekat, namazi i tyre është i vlefshëm.

Por në qoftë se e kanë ditur se imami ka shtuar një rekat dhe e kanë ditur gjykimin sheriatik për këtë veprim, dhe e kanë ditur se është e ndaluar të pasohet imami në këtë rast, namazi i tyre është i pavlefshëm sepse ata kanë shtuar një rekat qëllimisht.

Fukahatë thonë: Personi i cili pason imamin në gabim duke qenë në dije për këtë, namazi i tij është i pa vlefshëm, por jo i atij që e pason atë me pa dije apo nëse harron.

Shpërndaje: