Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është kjo arsye për të udhëtuar pa mahrem?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighlf-14011435_0.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu iu dhëntë mirësi! Thotë; Unë jetoj në Arabinë Saudite dhe gruaja ime është në një vend tjetër. Ajo së shpejti do të udhëtojë nga qyteti i saj për këtu. Ajo nuk ka mahrem në vendin ku është dhe unë nuk kam mundësi që të shkoj ta marr dhe ta sjell atë këtu, pasi kam frikë për veten time që të shkoj atje. A lejohet udhëtimi pa mahrem në këtë rast?

Përgjigje: Jo. Atë duhet ta sjellin të afërmit e saj ose ti duhet të shkosh dhe ta marrësh. Që të vij ajo pa mahrem kjo nuk lejohet. I dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Nuk i lejohet gruas të udhëtojë përveçse me mahrem.”

Po!

Shpërndaje: