Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është kufër në shtetet islame kushtetuta brenda politikës dhe ekonomisë?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsiletul-Huda uen-Nur, (541)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A konsiderohet kufër/mosbesim i qartë kushtetuta brenda politikës dhe ekonomisë në shtete islame?”

Përgjigje: “Mosbesimi i qartë nuk është i lidhur vetëm me vepra, por edhe me akiden e cila është e lidhur me vepra. Përndryshe, çdo person i cili vepron diçka që kundërshton Sheriatin, do të ishte jobesimtarë me mosbesim të qartë. Çdokush që ha kamatë dhe bën tregti me kamatë, pa dyshim se ka bërë një mëkat të rëndë.
Pse nuk shtrohet pyetja: “Nëse personi që merr kamatë, siç është drejtori i bankës dhe punëtori i bankës, a është mosbesimtar?” Nuk ka dallim mes personit i cili merr kamatë dhe (zëri humbet)… nuk ka ndryshim mes atyre që veprojnë, pavarësisht se a është mosbesim i qartë, do thotë dalje nga feja apo jo? I vetmi ndryshim është nëse diçka nxë vend në zemrën e dikujt, gjë me të cilën ai dallohet prej mëkatarëve tjerë, siç është çështja e besimit/bindjes. Çdokush që e konsideron kamatën të lejuar nga brenda dhe jashtë, është femohues, i pafe.

Me këtë që thamë më lartë, mund t’i krahasosh të gjitha mëkatet që i kam numëruar më herët, gjithashtu edhe mëkatin për të cilin ti po pyet: të gjykuarit me diçka tjetër në vend të asaj të cilën e ka shpallur Allahu.

Ata që nuk gjykojnë sipas asaj që Allahu ka shpallur, jo vetëm liderët por edhe gjyqtarët, punonjës të tjerë, drejtorë të bankave e kështu me radhë, janë të bashkuar në të punuarit me kamatë. A janë mosbesimtarë? Përgjigjen e kemi përmendur: Ai që beson në zemrën e tij se kjo vepër është e lejuar, ai është mosbesimtar. E njëjta gjë vlen për sundimtarin i cili qeveris me ligjet e njerëzve dhe për të gjithë ata që i aplikojnë ato. E gjitha kjo është një mëkat që kundërshton qartë Sheriatin. Por, a është ky mosbesim i qartë? Çdo njëri- nga sundimtarët e deri tek qytetari më i ulët- ka lënë fenë nëse mendon me zemrën e tij se kjo gjë është e lejuar.”

Shpërndaje: