“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

A është kufër nëse kryen një vepër të ndaluar?

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është kufër nëse kryen një vepër të ndaluar? A konsiderohet si lejim i këtyre veprave nëse dikush jep me qira lokale për konsumim alkooli, valle, kinema, teatër apo për banka që merren me kamatë? Dhe a është kjo kufër?

Përgjigje. Jo. Kjo vepër nuk tregon se ai beson se kjo vepër është e lejuar. Ai mund ta pranojë se ajo është e ndaluar dhe e bënë atë për shkak të lakmisë ose të dashurisë për para. Kjo konsiderohet mëkat dhe jo kufër. Të konsiderosh diçka të lejuar (që në bazë është e ndaluar) ajo duhet të jetë me të folur dhe qe ai të shprehet se diçka është e lejueshme. Kjo është ajo që konsiderohet të jetë kufër. Vetëm kryerja e një vepre të ndaluar nuk do të thotë se ai e konsideron atë të lejuar. Është e mundur që njeriu të bëjë mëkat për shkak të dashurisë për pasuri, lakmisë ose arsyeve të tjera, si p.sh. shoqëria e keqe, ndërkohë që në zemër e konsideron atë vepër të ndaluar.

Shpërndaje: