“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A është kunati mahrem?

Burimi: “Komisioni i Përhershëm Për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja 3/10917

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Në Kuran shkruan se nuk është e lejuar martesa e dy motrave në të njëjtën kohë. A do të thotë se kjo është e lejuar për burrin e motrës që të jetë mahrem për kunatën e tij (motrën e gruas)?”

Përgjigje: “Burri i motrës nuk është mahrem për kunatën, sepse ai në asnjë formë nuk mund të jetë prej mahremëve të saj. Gjithashtu, për shkak se, i lejohet atij që të martohet me motrën e gruas nëse atij i vdes gruaja ose në rast se e shkurorëzon atë. Ajo që është e ndaluar është për t’u martuar me dy motra në të njëjtën kohë për shkak se kjo mund të shpie në urrejtje, armiqësi dhe në shkëputje të lidhjeve familjare.

Tek Allahu është suksesi! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin Muhammed, mbi familjen dhe shokët e tij.”

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram