Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është kusht konsensusi për të kritikuar një individ?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://alfawzan.ws/node/2034

Data e fetvas: 18/8-1430 ose 9/8-2009

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është kusht konsensusi për të kritikuar (për t’i bërë xherh) një individ? Ndoshta ka për qëllim Xherh ue Ta’dil (kritikën dhe lavdërimin).

Përgjigje: Kjo është punë e imamëve të Hadithit. Kjo është punë e imamëve të Hadithit. Konsensusi për këtë lloj kritike nuk është kusht. Nuk është kusht që ata të pajtohen në kritikën ndaj një personi. Përkundrazi, ai që sjell kritikën, atij i jepet përparësi ndaj atij që nuk di për këtë lloj kritike. Ai që lavdëron një person, ai mohon të ketë kritikë ndaj atij personi, ndërsa ai që kritikon di për kritikën ndaj atij personi dhe prandaj këtij të fundit i jepet përparësi.

Shpërndaje: