“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A është ky shpenzim i tepërt?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (1 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Një burrë bleu një rrobe për 300, ndërsa kishte një rrobe pothuajse e barabartë në cilësi për 50. A nuk është ky shpenzim i tepërt?”

Përgjigje: ”Si mund të jenë gati të njejta sa i përket cilësisë me këtë ndryshim të madh të çmimeve?”

Pyetësi: Për shembull, njëri produkt është japonez dhe tjetër është anglez. Produkti japonez është i mirë dhe gjithashtu ai korean.”

Përgjigje: ”Unë nuk kam asnjë njohuri lidhur me produktin japonez apo atë korean.”

Pyetësi: ”Atë anglez pra?”

Përgjigje: ”Kjo do të thotë se ai e bleu produktin më të shtrenjtë sepse ai është më i mirë.”

Pyetësi: ”Por edhe produkti më i lirë është i mirë. Ai zgjat një vit, madje edhe produktin e shtrenjtë ai e përdorë një vit dhe e hedhë.”

Përgjigje: Shpenzim i tepërt dmth kalim i kufijve. Ti e di se njerëzit ndryshojnë. Një milioner i cili blen një rrobe për 300 nuk konsiderohet të ketë shpenzuar tepër. Ndërsa i tillë konsiderohet personi i cili merr borxh për ta blerë atë, ndërsa ai ndoshta mund të mos ketë para të mjaftueshme për të furnizuar familjen e tij. Teprim në shpenzime do të thotë kalim i kufijve dhe njerëzit ndryshojnë në të.”

Pyetje: ”A e ke për qëllim se kjo varet nga zakoni?”

Përgjigje: ”Po, kjo varet nga zakoni.”

Shpërndaje: