Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Agjërimi i të hënave dhe të enjteve apo i tre ditëve në muaj?

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: esh-Shehri (58 B)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është më mirë për të agjëruar të hënave dhe të enjteve apo tre ditët e bardha në muaj?

Përgjigje: Ai që agjëron të hënave dhe të enjteve i bie se ka agjëruar më tepër se tre ditë në muaj. Sa agjëron ai nëse ai agjëron të hënave dhe të enjteve? Tetë ditë në muaj. Pra agjërimi i të hënave dhe të enjteve mbulon tre ditët e muajit dhe jo anasjelltas. Prandaj le të agjërojë të hënave dhe të enjteve, por është edhe më mirë nëse përveç kësaj agjëron edhe ditët e bardha.

 

Shpërndaje: