“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A është më mirë për të agjëruar të hënave dhe të enjteve apo tri ditë në muaj?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: esh-Shehri (58 B)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është më mirë për të agjëruar të hënave dhe të enjteve apo tri ditë (ditët e bardha) në muaj?

Përgjigje: Ai që agjëron të hënave dhe të enjteve i bie se ka agjëruar më tepër se tri ditë në muaj. Sa agjëron ai nëse ai agjëron të hënave dhe të enjteve? Tetë ditë në muaj. Pra agjërimi i të hënave dhe të enjteve mbulon tri ditët e muajit dhe jo anasjelltas. Prandaj le të agjërojë të hënave dhe të enjteve, por është edhe më mirë nëse përveç kësaj agjëron edhe ditët e bardha.

 

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram