“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

A është më mirë për të falur teravitë me imam, apo në shtëpi me familjen, duke qenë se ata nuk dinë të lexojnë Kuran?

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)

Burimi: Fataua Sijam
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 47: ”A është më mirë për të falur teravitë me imam, apo në shtëpi me familjen, duke qenë se ata nuk dinë të lexojnë Kuran?” 

Përgjigje: ”Është e qartë se është më mirë që ai të qëndrojë në shtëpi dhe të falet me familjen. Ai gjithashtu mund të falet me imam dhe të kthehet në shtëpi para vitrit për t’u falur me familjen. Ska të keqe nëse ai falë më shumë se dhjetë apo trembëdhjetë rekate. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) nuk vuri asnjë kufizim në numrin e rekateve. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) fali njëmbëdhjetë ose trembëdhjetë rekate pa kufizuar numrin. Ai (salAllahu alejhi ue selem) i tha Abdullah bin Amrit (radijAllahu anhuma):

“Më kanë thënë që ti falesh netëve pa fjetur dhe agjëronë gjatë ditëve.” Abdullahi tha: “Po, unë e bëj këtë.” Pastaj profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha: “Mos vepro kështu. Nëse vepron kështu, syri do të plandoset dhe shpirti do të rraskapitet. Ti ke të obligime ndaj vetes, familjes dhe gruas. Prandaj kryej obligimet ndaj sejcilit.” 1

I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) nuk kufizoi numrin e rekateve në namazit të natës. Kur erdhi një grua tek Aishah (radijAllahu anha) dhe i tregoi asaj për namazin e saj, profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha:

“Veproni atë që keni mundësi. Allahu nuk mërzitet pëderisa ju nuk mërziteni.” 2


1 Bukhari (1979) dhe Muslimi (1159).

2 Muslimi (782).

Shpërndaje: