Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është më mirë që namazi i xhenazes të falet në xhami apo në musala?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Mexhmu’ Fetaua Ibn Baz Vol 13/164
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është më mirë që namazi i xhenazes të falet në xhami apo në musaka (në faltore)?

Përgjigje: Namazi i xhenazes është më mirë të falet në musaka, nëse është më lehtë, megjithatë lejohet falja e xhenazes edhe në xhami sepse profeti ﷺ ia fali në xhami namazin e xhenazes dy djemve të Bejdasë. Kjo është transmetuar në Sahihun e Muslimit nga Aishah (radijAllahu anha).

Shpërndaje: