“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

A është namazi i gruas në xhami më i mirë nëse xhamia është afër

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsiletul-huda uen-nur 4

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është më mirë që gruaja të falet në shtëpi apo në xhami, nëse xhamia është afër shtëpisë?

Përgjigje: Gruaja më mirë është që të falet në shtëpi, përveç nëse në xhami ka ndonjë ders apo jepet ndonjë këshillë që gruaja përfiton prej saj. Në rast të tillë, gjykimi i lartcekur ndryshon, -pra, bëhet më mirë që të falet në xhami. Mirëpo, nëse në xhami falet vetëm namazi me xhemat, atëherë namazi i saj në shtëpi është më i mirë.

Po e përsëris edhe njëherë, nëse në xhami nuk ka asgjë më shumë sesa falja e namazit me xhematë, në këtë gjendje namazi i gruas në shtëpi është më i mirë sesa namazi i saj në xhami. Përkundër nëse në xhami jepet ndonjë ders apo këshillë; në këtë rast namazi i saj në xhami është më i mirë.

Shpërndaje: