Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është nga feja shqiptimi i nijetit para namazit?

Imam Muhammed bin Abdil-Vehab (v. 1206)

Burimi: ed-Durar us-Sannieh fi Axhuibah en-Nexhdieh Vol 4. fq.267

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”A është e vërtetë se është Sunnet shqiptimi i nijetit para namazit?”

Përgjigje: ”Deklarata nga personi i cili thotë se shqiptimi i nijetit para namazit është Sunnet, është gabim dhe injorancë, dhe kushdo që e thotë këtë ai ka gabuar. Sunneti është ajo në të cilën përqendrohej profeti salAllahu alejhi ue selem.

Ibn-ul-Kajimi ka thënë: Nuk është transmetuar nga i dërguari salAllahu alejhi ue selem, e as nga asnjë prej sahabëve se Profeti salAllahu alejhi ue selem e shqiptonte nijetin, dhe asnjë prej katër imamëve as që e kanë përmendur që kjo të jetë e rekomanduar, madje dhe askush tjetër.”

Shpërndaje: