Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (16/236)
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është obligim për udhëtarin falja e bajramit?
Përgjigje: Namazi i bajramit nuk është obligim për udhëtarin sikurse edhe falja e xhumasë1 nuk është obligim për të. Por në qoftë se udhëtari është në një qytet ku namazi i bajramit do të falet atëherë ai urdhërohet që ta falë atë së bashku me myslimanët.
1 Namazi i xhumasë është obligim vetëm për meshkujt