Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika El-Bab El-Maftuh (70 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e lejuar për udhëtarin në një qytet që të mos marrë pjesë në namazin e xhumasë dhe namazet me xhemat?
Përgjigje: Kjo nuk lejohet. Ai që e dëgjon ezanin është i detyruar që t’i përgjigjet pavarësisht nëse është në shtëpi apo është udhëtar. Udhëtari i cili qëndron në një qytet dhe e dëgjon ezanin për namazin e xhumasë është i obliguar që t’i përgjigjet.
Allahu -te ala- ka thënë:
“O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse e dini!” El-Xhumuah, 62:9
A është udhëtari besimtarë apo jo?
Është besimtarë, ai duhet t’i përgjigjet.
Si do të justifikohet para Allahut në ditën e gjykimit, kur Ai i thotë atij:
“O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse e dini!” El-Xhumuah, 62:9
Edhe pse nuk është e detyrueshme për udhëtarin i cili e dëgjon ezanin gjatë udhëtimit që të falë namazin e xhumasë. Ndërsa duhet ta bëjë këtë nëse është vendosur në qytet. E njëjta gjë vlen edhe për namazet me xhemat.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Ai që e dëgjon ezanin dhe nuk i përgjigjet nuk ka namaz, nëse nuk ka një arsye.”
Udhëtimi nuk është arsye sepse Allahu madje urdhëron që namazi të falet me xhemat në luftë.