Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është obligim pjesmarrja në namazin e xhumasë dhe atë me xhemat për udhëtarin?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (70 B)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejuar për udhëtarin që në një qytet që të mos merr pjesë në namazin e xhumasë dhe namazet me xhemat?

Përgjigje: Nuk është e lejuar. Ai që e dëgjon ezanin është i detyruar që ti përgjigjet pavarësisht nëse ai është në shtëpi apo udhëtar. Udhëtari i cili qëndron në një qytet dhe e dëgjon ezanin për namazin e xhumasë është i obliguar që t’i përgjigjet. Allahu (Te ala) ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نُودِي لِلصَّلَاةِ مِن يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَى ذِكْرِ اللَّهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ ذَلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ

 “O ju që keni besuar! Kur të bëhet thirrja për falje ditën e xhuma, nxitoni me zell te përkujtimi i Allahut (ligjërata e xhumasë dhe falja e këtij namazi) dhe lëreni tregtinë (dhe çdo punë tjetër). Kjo është shumë më e dobishme, veç sikur ta dinit!” 62:9

A është udhëtari besimtarë apo jo? Besimtarë, ai duhet të përgjigjet. Si do të justifikohet para Allahut në Ditën e Gjykimit, kur Ai i thotë atij:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نُودِي لِلصَّلَاةِ مِن يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَى ذِكْرِ اللَّهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ ذَلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ

“O ju që keni besuar! Kur të bëhet thirrja për falje ditën e xhuma, nxitoni me zell te përkujtimi i Allahut (ligjërata e xhumasë dhe falja e këtij namazi) dhe lëreni tregtinë (dhe çdo punë tjetër). Kjo është shumë më e dobishme, veç sikur ta dinit!” 62:9

Edhe pse nuk është e detyrueshme për udhëtarin i cili e dëgjon ezanin gjatë udhëtimit që të falë namazin e xhumasë. Ndërsa duhet ta bëjë këtë nëse është vendosur në qytet. E njëjta gjë vlen edhe për namazin me xhemat. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ai që e dëgjon ezanin dhe nuk i përgjigjet nuk ka namaz, nëse nuk ka një arsye.”

Udhëtimi nuk është arsye sepse Allahu madje urdhëron që namazi të falet me xhemat në luftë.

Shpërndaje: