Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është obligim të lahet personi i cili ejakulon?

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)

Burimi: Fataua Sijam
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 54: Dijetarët kanë mendime të ndryshme për atë se a është obligim të lahet personi i cili ejakulon. Cili është gjykimi mbi këtë?

Përgjigje: “Është e detyrueshme që të lahet pas ejakulimit. Kur njeriu ejakulon ai obligohet që të lahet. Por në qoftë se sheh ëndrra erotike pa ejakuluar, ai nuk është i detyruar me asgjë.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Uji varet nga uji.”1

Hadithi vërtetë është abroguar nga një vështrim, ndërsa gjykimi i tij ende vlen nga një tjetër vështrim. Ai është abroguar në lidhje me marrëdhëniet intime. Larja është obligim pas marrëdhënieve edhe nëse ajo nuk shpie në ejakulim. Sapo të hyj penisi në organin gjenital të gruas, ata detyrohen të lahen.

Lidhur me ëndrrat erotike, është e detyrueshme për t’u larë vetëm nëse ejakulon.


1 Muslimi (343).

Shpërndaje: