“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

A është për Allahun rikrijimi më i lehtë se krijimi?

Imam Muhamed bin Ahmed el-Kurtubi (v. 671)

Burimi: Tefsiri i imam Kurtubiut, vëll 14/ fq. 20

www.perlatmuslimane.com

وَهُوَ الَّذِي يَبْدَأُ الْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُ وَهُوَ أَهْوَنُ عَلَيْهِ ۚ وَلَهُ الْمَثَلُ الْأَعْلَىٰ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ

“Dhe Ai është që e shpik çdo gjë dhe pastaj e rikrijon atë, e rikrijimi është edhe më i lehtë për Të (sipas mendimit tuaj). Atij i përket shembulli më i lartë në qiej e në tokë dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.” Sure Er-Rum, ajeti nr 27

Rabi ibn Khathejm dhe Hasen kanë thënë: فأهون D.m.th. në kuptimin هين e lehtë pasi çdo gjë është e lehtë për Allahun.

Ebu Ubejde ka thënë: ”Ai që pjesën në ajet ”më i lehtë”, e komenton në mënyrën krahasore (diçka më e lehtë se diçka tjetër), atëherë fjala e tij refuzohet nga Fjala e të Lartësuarit:

وَكَانَ ذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرًا

”Dhe kjo është e lehtë për Allahun.”

Sure En-Nisa, ajeti nr 30

dhe nga fjala e Tij:

 وَلَا يَئُودُهُ حِفْظُهُمَا

 ”Dhe Atë nuk e lodh ruajtja e tyre (e qiejve dhe e tokës).” Sure El Bekare, ajeti nr 255


Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Tefsiri i sures er-Rum nga Imam Uthejmini, kaseta nr 5

www.perlatmuslimane.com

Komentuesit e Kuranit kanë patur mospajtim për pjesën në ajet ”më i lehtë” dhe një pjesë e tyre thanë që me pjesën ”më i lehtë” d.m.th. është i lehtë për Allahun dhe disa të tjerë duke përfshirë dhe autorin, Allahu e mëshiroftë, (Sujutin), thanë që kihet për qëllim ”më i lehtë”, sipas kuptimit të njerëzve, pra rikrijimi në krahasim me shpikjen për herë të parë është më i lehtë sipas kuptimit të njerëzve pasi tek Allahu, si shpikja për herë të parë ashtu dhe rikrijimi të dyja këto janë njësoj të lehta. Autori ka ecur me mendimin që ky emër krahasues ”më i lehtë”, që vlerëson dhe krahason diçka në raport me diçka tjetër i referohet kuptimit të njerëzve pasi duke qenë se ajeti Kuranor u është drejtuar atyre, njerëzit e dinë se të rikrijosh diçka është më e lehtë se sa ta krijosh për herë të parë dhe arsyeja për këtë është sepse për ta rikrijuar nuk është më e nevojshme të rimendohesh se si do ta kryesh përsëri pasi që procesi i të menduarit tashmë është bërë herën e parë.

Dhe shkaku i dytë është se materiali nga i cili do të formohet ajo gjë është prezent dhe gjendet. Le të marrim një shembull se unë dua të krijoj një makinë. Për këtë së pari më duhet të mendohem se si do ta kryej dhe njëkohësisht më duhet materiali me të cilin do ta krijoj këtë makinë dhe më pas nëse do të dua ta rikrijoj për herë të dytë tashmë unë e di mënyrën se si duhet për ta kryer pasi këtë gjë e mora vesh herën e parë dhe nga ana tjetër materiali nga i cili do të formohet gjendet, pra rikrijimi i kësaj është më i lehtë tek njerëzit, ndërsa për sa i përket Allahut të Plotfuqishëm e të Madhëruar, ne nuk themi që për Allahun një gjë është më e lehtë se një gjë tjetër, madje përkundrazi çdo gjë për Allahun është e thjeshtë dhe e lehtë.

Dhe disa mufesirinë të tjerë thanë që pjesa në ajet ”më i lehtë”, ka për qëllim se tek Allahu është më i lehtë dhe nuk i referohet kuptimit të njerëzve siç ka ardhur në hadithin e të dërguarit të Allahut (ﷺ) i cili ka thënë: Allahu i Lartësuar ka thënë:

”Biri i Ademit më përgënjeshtron Mua dhe nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë dhe biri i Ademit më fyen Mua dhe ai nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë. Përgënjeshtrimi i tij është kur thotë: “Allahu nuk do të më rikrijojë siç më krijoi herën e parë, por për Mua nuk është krijimi për herë të parë më i lehtë se rikrijimi.” (Bukhari, hadithi nr 4974).

Pra me këtë hadith e komentojnë ajetin dhe çdo gjë për Allahun është e lehtë dhe pa dyshim rikrijimi është më i lehtë se krijimi për herë të parë dhe kjo i referohet kuptimit të njerëzve sepse ajeti Kuranor u drejtohet atyre kështu që këtë mendim që përzgjodhi autori dhe mënyra me të cilën ai u argumentua është e mirë.

Përfitohet si dobi nga ky ajet fisnik se krijimi i universit dhe gjithçkaje tjetër ka ardhur në ekzistencë pasi nuk ka ekzistuar më parë, apo jo? Nga cila pjesë e ajetit merret kjo dobi? Merret nga pjesa: ”Dhe Ai është që e shpik çdo gjë”, kështu që ky ajet fisnik është refuzim për filozofët të cilët thonë që universi ka ekzistuar (në mënyrë të përjetshme) dhe e sakta është që universi dhe gjithçka e krijuar ka ardhur në ekzistencë pasi nuk ka ekzistuar më parë.

Dobi tjetër që përfitohet nga ajeti fisnik është pohimi i rikrijimit (ringjalljes), dobi që merret nga pjesa e ajetit: 

“Dhe pastaj e rikrijon atë.”

Dhe nga dobitë e ajetit është gjithashtu përdorimi i “kijasit më parësor’’ (analogjisë). Unë besoj se ju e dini se çfarë është kijasi më parësor, që më së pari përdoret në Fikh, në Usulu Fikh si dhe llojin tjetër të kijasit që quhet kijasi i barabartë ku argumentohesh duke e krahasuar një gjë me një gjë tjetër. Dhe kijasi më parësor në të cilin ti argumentohesh që diçka është më parësore të ndodhë se diçka tjetër, ky lloj kijasi i paraprin në argumentim kijasit të barabartë dhe në këtë ajet kemi pikërisht përdorimin e kijasit më parësor. Nga cila pjesë e ajetit merret kjo? Merret nga pjesa: وهو أهون عليه– “e rikrijimi është edhe më i lehtë’’, pasi duke qenë se Allahu ka fuqi të shpikë dhe të krijojë për herë të parë atëherë është akoma më parësore që Ai të ketë fuqi të rikrijojë.

Shpërndaje: