Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është përgojim të pëshpërit me veten time?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetësi thotë: Unë shumë herë pëshpërit me veten time dhe nuk mund të përmbahem nga kjo gjë. A është kjo gibet (përgojim) nëse unë them për dikë diçka që ai urren por vetëm në vetvete? Pra, unë nuk i them askujt, por vetëm pëshpëriti në vetvete.

Përgjigje: Profeti ﷺ ka thënë:

“Gibet (përgojim) është të flasësh për vëllanë tënd atë që ai e urren.”

Qartë nga thënia e profetit ﷺ se kjo është gjithëpërfshirëse. Dhe sa herë që flet diçka për vëllanë tënd në vetvete apo me njerëz, kjo e gjitha është përgojim.

Prandaj, këshilla ime është të jeni të vetëdijshëm dhe të qëndroni në heshtje, përveç në të përmendurit e Allahut (azze ue xhel). Mos përmend njerëzit!

Përmende Zotin tënd, preokupohu me të përmendurit e Allahut. SubhanAllah, Elhamdulilah, La ilahe ilAllah, Allahu Ekber etj.

Lëre përmendjen e njerëzve; ju keni mundësi të përmendni Allahun (subhanehu ue te ala), kërkoni mëshirë nga Ai dhe bëni lutje.

Shpërndaje: