Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si refuzohet ai i cili thotë se i dërguari ﷺ nuk ka vdekur dhe argument për këtë është se kur ne dërgojmë salavate mbi të…. (shejkhu e ndërpret pyetësin).
Përgjigje: Thoni atij ku është i dërguari ﷺ? Ti thua se ai është i gjallë, atëherë ku është? Po të ishte gjallë do të ecte mes nesh, do të ulej mes nesh, do të luftonte. Tani ku shkoi, ku shkoi? Po të ishte gjallë do ta shihnim, do të ishte i zënë me ne sikurse ishte me sahabët e tij. Po ashtu i dërguari a nuk është varrosur? A varroset i gjalli, a varroset i gjalli? Nuk varroset!
I dërguari u varros, e varrosën sahabët e tij -radijAllahu anhum- ashtu sikurse varrosen njerëzit e tjerë. Dhe argument më i fortë se ky janë fjalët e Allahut -te ala-:
“Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin. Pastaj, në ditën e gjykimit, ju do të grindeni para Zotit tuaj!” Ez-Zumer, 39:30-31
Dhe ajeti i përgjithshëm gjithashtu, fjalët e Allahut -te ala-:
“Çdo njeri do ta shijojë vdekjen!” El-Enbija, 21:35
Çdo njeri!
I dërguari a është njeri apo nuk është?
Ai është njeri.
“Çdo njeri do ta shijojë vdekjen!”
Dhe fjalët e Tij -te ala-:
“Para teje, Ne nuk e kemi bërë asnjë të pavdekshëm. Nëse ti vdes, a do të mbesin ata të përjetshëm?!” El-Enbija, 21:34
“Muhamedi është vetëm i dërguar, para të cilit ka pasur edhe të dërguar të tjerë. Nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa, nuk i bën kurrfarë dëmi Allahut. Dhe Allahu do t’i shpërblejë falënderuesit.” Al-Imran, 3:144
Kjo dëshmon se ai -alejhi selatu ue selam- do të vdes ose se do të vritet. Po!