“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A është refuzimi i bidatçive evident që nga koha e profetit?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=DJhulnNws4Q

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Refuzimi i bidatçive a është evident që nga koha e profetit salAllahu alejhi ue selem, apo është shpikur nga njerëz të cilët dëshirojnë të shkaktojnë përçarje dhe t’i kategorizojnë njerëzit?

Përgjigje: Vëllai im, lexo Kuranin dhe shiko sa shumë refuzime ka ndaj idhujtarëve, hipokritëve dhe gabimtarëve! Këto ekzistojnë mu në Kuran.

Vetë Allahu bën refuzime në shumë ajete. I dërguari salAllahu alejhi ue selem gjithashtu bën refuzime në hadithet e tij. Dijetarët e Selefit, refuzojnë.

Është patjetër që të bëhet refuzimi ndaj bidatçiut, sepse kjo është këshillë në të mirë të islamit dhe myslimanëve. Nuk duhet heshtur ndaj gabimeve dhe nuk duhet bërë lajka njerëzve. Ne nuk mendojmë se refuzimi i përçanë njerëzit.

Çdokush që dëshiron të largohet nga e vërteta, le të largohet dhe le të qëndrojë larg saj. Besimtari është i kënaqur me të vërtetën. Ai gëzohet kur të këshillohet për gabimin e tij, sepse kështu ai largohet prej tij.

Shpërndaje: