“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

A frikësoheshin sahabët nga idhujtaria e madhe?

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Fet’hul Mexhid (39)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A kishin sahabët -radijAllahu anhum- frikë nga idhujtaria e madhe?

Përgjigje: Askush nuk duhet të ndihen i sigurt prej saj. Madje as Ibrahimi -alejhis-selam- nuk ndihej i sigurt:

“Kujtoje kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, bëje të sigurt këtë qytet dhe më ruaj mua dhe pasardhësit e mi nga adhurimi i idhujve!” Ibrahim, 14:35

Njeriu nuk duhet të vlerësojë veten e tij. Ai duhet të frikësohet që të devijoi dhe të bie në kufër. Ai duhet të ketë frikë për vetën e tij.

Shpërndaje: