Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A gurëzohet ai i cili bën zina dhe nuk ka pas kontaktuar asnjëherë me gruan e tij më parë?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (731)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Në pyetjen e parë thotë pyetësi: Nëse një burrë martohet me një grua dhe ndahet nga ajo para se të kontaktojë me të, pyet dhe thotë; se pyetja është në dy pjesë. Sa i përket pjesës së parë thotë; Nëse ai kryen zina (marrdhënie të jashtëligjshme) gjatë periudhës (që ka qenë i martuar dhe nuk kishte kontaktuar me gruan e tij), a ndëshkohet duke u gurëzuar apo duke u goditur me kamxhik?…”

Përgjigje: ”Sa i përket pyetjes së parë, ai goditet me kamzhik dhe nuk gurëzohet, sepse gurëzimi është gjykim i cili lidhet me veprimin e atij (që është i martuar dhe ka pasur kontakt me gruan e tij dhe më pas ka kryer zina) dhe nuk është i lidhur me akt (martesor) dhe me të shkruar.

Pra, i mjafton atij vetëm të goditet me kamxhik dhe jo të gurëzohet.”

Shpërndaje: