Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr. 2387
Kryetarë: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Zëvendës: Abdurr-Rrazak Afifi
Anëtar: Abdullah el-Gudejjan
Anëtar: Abdullah bin Ku’ud
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja 6: A hyjnë fëmijët jashtëmartesor (të zinasë) në Xhenet nëse i binden Allahut apo jo? A konsiderohen mëkatarë apo jo?
Përgjigje: Një fëmijë jashtëmartesor nuk mban asnjë mëkat për shkak të zinas së nënës së tij dhe burrit që përfshihet në këtë mëkat me të; kjo nuk është vepër e fëmijës, por e tyre, sipas fjalës së Allahut.
“Allahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësive të tij. Secili merr shpërblim për atë (të mirë) që ka fituar dhe (po kështu) secili merr dënim për atë (të keqe) që ka fituar.”1
Allahu gjithashtu thotë:
“Dhe asnjë mbajtës i barrës nuk do të mbajë barrën e tjetërkujt.”2
Një fëmijë jashtëmartesor është si çdo njeri tjetër; nëse i bindet Allahut, kryen vepra të mira dhe vdes me Islam, ata do të hyjnë në Xhenet. Nëse ata nuk i binden Allahut dhe vdesin kur janë në gjendje të kufrit (mosbesimit), ata do të hyjnë në Xhehennem. Nëse ata përziejnë veprat e mira me vepra të këqija dhe vdesin me Islam, fati i tyre do të përcaktohet nga Allahu; Ai mund t’i falë ata nëse Ai dëshiron, ose t’i dënojë ata nëse Ai dëshiron, dhe pastaj i bënë të hyjnë në Xhenet me mirësinë e Tij dhe Mëshirën e Tij. Sa i përket hadithit që është transmetuar se fëmijët e paligjshëm privohen nga Xheneti, është një Hadith i shpifur (hadith i fabrikuar).
Allahu na dhëntë sukses. Selamet dhe salavatet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe mbi sahabët.
1 2:286
2 35:18