Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A hyjnë kukullat dhe kafshët (lodra) në hadithin:
”Engjëjt nuk hynë në një shtëpi që ka figurë ose qen.”?
Transmeton Bukhari (3322) dhe Muslimi (2106).
Përgjigje: “Po, pasi që ato janë skulptura. Skulpturat janë lloji më i keq i imazheve.Pra ato nuk janë të lejuara për fëmijët apo për dikë tjetër. Ne nuk duhet ti edukojmë fëmijët me imazhe. Disa argumentojnë me lodrat e Aishes (radija Allahu anha). Por lodrat e saj nuk i përkisnin këtij lloji të lodrave. Lodrat e saja ishin të bëra prej pëlhure dhe pa fytyrë,duar dhe të ngjashme të cilat gjenden në lodrat e sotme.
Pra ka një dallim të madh midis këtyre dy llojeve. Imazhet e sotme janë të përsosura. Kan bile edhe bateri dhe kaseta në to në mënyrë që ato të flasin dhe të levizin si të jenë reale. Pra ato nuk janë të lejuara.”