Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilah Huda uen-Nur (179)
Përktheu: Valdet Gashi
”Në vitin tim të parë në Medine, kam pasur një diskutim me disa dijetarë dhe Shejkh Muhammed Aman el-Xhami tha: ”Ne nuk mund të themi se europianëve nuk i ka arritur Islami kur ata kanë qasje në Kuran.”
Unë thashë: ”Arabët nuk e kuptojnë Kuranin, e të mos flasim për europianët. Nuk është e mjaftueshme vetëm që tu arrijë e vërteta. Duhet kuptuar atë gjithashtu.”