Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A i ka bidati llojet e veta sikurse dhe kufri?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: “A është bidati i njëjtë sikurse edhe kufri i cili ka llojet e veta, që do të thotë se jo çdo njëri që ka rënë në kufër edhe ai vetë është kafir? Pra, a mund ta themi këtë edhe në çështje të bidatit?”

Përgjigje: “Nëse personi nuk e shpik një risi, por mendon se bidati i caktuar është ndonjë prej veprave të sakta (në përputhje me Sunnetin), për shkak se ai nuk mund të dallojë në mes të bidatit dhe Sunnetit, në këtë rast ai është injorant dhe çështja duhet t’i qartësohet atij.

Por në qoftë se ai e di se ajo vepër është bidat dhe se nuk ka bazë në Islam, atëherë ai është bidatçi. Prandaj, profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

من أحث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد

“Kush shpik në çështjen (fenë) tonë diçka që nuk është prej saj, ajo i refuzohet.”

Ai që shpik diçka në fe është bidatçi. Në një tjetër transmetim të hadithit thuhet:

من عمل عملا ليس عليه أمرنا فهو رد

“Kush bën një vepër që nuk është në përputhje me çështjen (fenë) tonë, ajo i refuzohet.”

Ai që vepron bidatin, edhe nëse nuk e ka shpikur vetë atë ai është bidatçi. Përjashtimi i vetëm vjen nëse personi është injorant dhe nuk di se veprimi i tillë është bidat.”

Shpërndaje: