Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A i lehtësohet dënimi në varr mëkatarit besimtar?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (17/437-439)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetja 374: A i lehtësohet dënimi në varr mëkatarit besimtar?

Përgjigje: Po, mund t’i lehtësohet. Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- tregoi se profeti ﷺ kaloi pranë dy varreve dhe tha: “Këta dy po ndëshkohen por jo për diçka të madhe (sipas tyre). Po, vërtet që është diçka e madhe. Njëri prej tyre merrej me thashetheme ndërsa tjetri nuk kujdesej gjatë urinimit. Pastaj mori një fletë palme dhe e ndau në dy pjesë dhe e nguli në secilën varr.

Sahabët i thanë: “O i dërguari i Allahut, pse e bëre këtë?”

Ai ﷺ u përgjigj: “Me shpresë që t’u lehtësohet dënimi përderisa ato janë të njoma.”

Transmeton Bukhari (218) dhe Muslimi (292).

Kjo dëshmon se ndëshkimi mund të lehtësohet. Por çfarë kanë të bëjnë këto fletë palme me dënimin? Një mendim është se fleta e palmës e bën hamd Allahun derisa të thahet. Hamdi e lehtëson dënimin e të vdekurit. Bazuar në këtë disa kanë arritur në një përfundim larg të saktës duke thënë se është sunnet qe njerëzit të shkojnë tek varret për të bërë hamd Allahun në mënyrë që dënimi të lehtësohet.

Një tjetër mendim tjetër thotë se arsyetimi është i dobët sepse fleta e palmës e bën hamd Allahun në çdo rast.

Allahu te ala- ka thënë:

“Atë e madhërojnë shtatë qiejt, toka dhe gjithçka që gjendet në to. Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar, por ju (o njerëz) nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata. Ai, me të vërtetë, është i Butë dhe Falës. El-Isra, 17:44

Mund të dëgjoheshin gurët e ngurtë se si e bënin hamd Allahun para të dërguarit ﷺ.1 Atëherë cila është arsyeja e fletës së palmës? Çështja është se i dërguari ﷺ shpresonte që Allahu -azze ue xhel- t’ua lehtësonte dënimin përderisa fleta e palmes ishte e njomë. Kjo kohë sigurisht që është e shkurtër dhe veprimi i tij ishte gjithashtu një paralajmërim për mëkatet e tyre të mëdha. Njëri prej tyre nuk u ruajt gjatë urinimit. Me fjalë të tjera, ai u fal pa abdes. Një tjetër përhapi thashetheme, shkatërroi marrëdhëniet dhe krijoi armiqësi dhe urrejtje. Të dy veprimet ishin mëkate të mëdha. Ky shpjegim duket të jetë i saktë, domethënë se ishte një ndërmjetësim i përkohshëm dhe një paralajmërim për umetin. I dërguari ﷺ pra nuk e veproi këtë nga koprracia.

Prandaj ka dijetarë -Allahu i faltë- që thonë se është sunnet që fletat e palmave, shkurret ose diçka tjetër të njomë të vendosen në një varr në mënyrë që dënimi i të varrosurit t’i lehtësohet. Arsyetimi është siç thashë shumë larg të saktës dhe nuk duhet të praktikohet për arsyet e mëposhtme:

1 – Nuk dimë nëse i varrosuri dënohet për dallim nga ajo që profeti ﷺ dinte për ata dy të varrosurit.

2 – Nëse vendosim fleta të palmeve në varrin e sotëm ne kemi një mendim të keq për të varrosurin sepse besojmë se po ndëshkohet. Ai ndoshta shpërblehet. Allahu ndoshta e fal atë para se të vdesë kështu që ai nuk meriton të dënohet.

3 – Përfundimi është i gabuar sepse kjo nuk i përket praktikës së selefëve. Asnjë sahabi nuk e bëri këtë. Atëherë pse duhet ne ta bëjmë këtë?

4 – Allahu -te ala- na ka dhënë diçka më të mirë se kaq. Pasi që profeti ﷺ kishte varrosur një të vdekur, thoshte:

Kërkoni falje për vëllain tuaj! Lutjuni Allahut që ta forcojë atë sepse ai tani po merret në pyetje.”

Transmeton Ebu Daudi (3221).


1 Bejhaki në Dala’il-un-Nubu’ueh (6/65) dhe Tabarani në El-Eusat (3520).

Shpërndaje: