Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fataua fi Ahkam es-Sijam, fq.158
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Nëse gruas që mëkon i bëhet shumë vështirë që të agjërojë, a i lejohet që ta prish agjërimin?
Përgjigje: Po, është e lejueshme për të që ta prish agjërimin në qoftë se agjërimi bëhet shumë i vështirë për të apo nëse ajo ndihet e shqetësuar se fëmija i saj nuk do të ketë mjaft qumësht gjiri. Në këtë rast asaj i lejohet ta prish agjërimin dhe ajo duhet t’i kompensojë ditët që ajo humbi kur ajo ka mundësi.