Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A i lejohet gruas së divorcuar që të merrë ilaçe për të përshpejtuar ciklin e saj mujor?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (57 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ai i lejohet gruas së shkurorëzuar që e ka ciklin e saj mujor, që çdo dy muaj që të merrë ilaçe për të përshpejtuar ciklin e saj mujor, në mënyrë që periudha e saj e pritjejes të mos zgjasë?

Përgjigje: Mos e bë këtë. Bashkëshorti juaj ka të drejta ndaj jush. Ndoshta ai e kthen atë prapa gjatë periudhës së gjatë të pritjes. Kur burri e kthen gruan e tij gjatë periudhës së saj të pritjes, ai mund ta bëj atë pa patur nevojë për mehër e as akt të ri martesor. Që të përshpejtosh periudhën tënde kjo e dëmtonë burrin dhe cenon të drejtat e tij. Pra ti nuk duhet ta bëshë këtë. Megjithatë, mund të thuhet se kjo është në rregull në qoftë se ky është shkurorëzimi i fundit, ku ai nuk mund ta kthej mbrapa atë më, në mënyrë që ajo mund të përfundojë periudhën e saj të pritjes dhe të martohet.

Shpërndaje: