Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet që imami të lexojë besmelen me zë të lartë?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Umdat-il-Fikh (49), min: 56:56

Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/m-3%20%20-%2012%20-%202%20-%201437.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A i lejohet imamit të lexojë besmelen me zë të lartë para el-Fatihas?

Përgjigje: Varet nga medhhebi që pasohet nga vendi në të cilin ai është. Nëse vendi pason një medhheb që nuk e lexon me zë të lartë besmelen, ai nuk e bën këtë që të mos i ngatërrojë njerëzit. Dhe nëse vendi pason një medhheb që e lexon besmelen me zë të lartë, ai bën të njëjtën gjë.

Shpërndaje: