Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Pyetje: “Burri e ka shkurorëzuar gruan e tij për të tretën herë dhe siç është e ditur, ajo tani konsiderohet e shkëputur plotësisht nga ai. Ata jetojnë në një vend larg nga familja e saj; le të themi në SHBA. Çfarë duhet të bëjë burri me të, a të shkojë edhe ai në shtetin përkatës apo ta lë që ajo të shkojë e vetme?”
Përgjigje: “Nëse ai nuk e ka ndarë atë tre herë, ai mund ta kthej për grua atë. Andaj, mund të udhëtojë me të, mund të flejë dhe mund ta lë që ajo të jetoj në shtëpinë e tij. Ajo ende konsiderohet të jetë gruaja e tij derisa t’i përfundojë periudha e saj e pritjes. Nëse përfundon periudha e pritjes pa e kthyer atë për grua, ajo konsiderohet e shkurorëzuar përfundimisht nga ai. Përderisa ajo është në periudhën e saj të pritjes, ajo konsiderohet ende gruaja e tij. Kjo do të thotë se ai mund ta kthej atë përsëri dhe mund të jetë mahrem i saj. Allahu (te ala) ka thënë:
“E burrat e tyre kanë të drejtë që gjatë asaj kohe, nëse duan mirësi dhe pajtim, t’i rikthejnë ato.” [2:228]
Do të thotë, ti kthejnë gratë e tyre gjatë periudhës së pritjes. Por në qoftë se ai e ka shkurorëzuar atë përfundimisht, në mënyrë që ajo të mos mund të jetë më gruaja e tij, pas kësaj, ai nuk është mahrem i saj më. Nga këtu ajo mund të veçohet prej tij. Ai është një i huaj tani me të cilin asaj nuk i lejohet të udhëtojë. Nëse ata gjenden në një vend të largët dhe ai e ka shkurorëzuar atë për të tretën herë, ai duhet të sigurohet që kujdestari i saj të vijë dhe ta marrë atë në mënyrë që ajo të mos udhëtojë e vetme deri në shtetin e saj.”