Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Fet’h-il-Mexhid (23)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tahid-25-07-1435-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Në Francë, ne e mësojmë gjuhën arabe në xhami. A i lejohet një personi kafir të hyjnë në xhami për të mësuar gjuhën arabe?
Përgjigje: Kjo është në rregull. Kafirit i lejohet të hyjë në xhami. Nasarat (krishterët) E vizituan të dërguarin ﷺ në xhami kur ishte e nevojshme. Ai ﷺ e lidhi Thumamah bin Athalin në xhami para se ai të konvertohej në Islam. Kafirit i lejohet të hyjë në xhami kur është e nevojshme.